FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Statistikat që tregojnë se përse Interi është zyrtarisht në krizë

Humbja e papritur dje në mbrëmje në “San Siro” kundër Bolognës, ka hapur zyrtarisht krizën e Interit. Zikaltrit tashmë kanë vetëm 5 pikë avantazh nga vendi i katërt, ku është pozicionuar skuadra e Milanit.

Mes shumë statistikave që shpjegojnë vështirësinë e Interit, është një në veçanti që tregon momentin e vështirë në nivelin psikologjik. Në Seria A, Interi është skuadra e vetme që nuk ka arritur që të përmbysë asnjëherë një disavantazh. Asnjëherë, madje duke marrë asnjë pikë, ndërkohë që sa herë kanë kaluar në avantazh, kanë fituar ndeshjen.

Inter është mundur në 6 ndeshje në kampionat, kur rivalët kanë kaluar në avantazh me: Sassuolo-n, Parmën, Atalantën, Juventus, Torino dhe Bolognën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një fakt interesant është se në Champions situata ka qenë e kundërt, pasi kan përmbysur dy ndeshje ndj Tottenham dhe PSV. Statistikat në kampionat të lënë të kuptosh se Interi nuk ka më fuqi reaguese, ashtu si në ndeshjen e fundit, ku u mund nga një rival që gjendet në zonën e “ftohtë”. /Rozalb Lika-koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?