FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Statistikat/ “Sekreti” i Vllaznisë së Gjokës është mbrojtja

Barazimi i fundit pa gola ndaj Partizanit, ishte një tjetër provë pozitive për Vllazninë. Mbrojtja është kthyer në pikën më të forta të shkodranëve. Pikërisht ai repart të cilin Ernest Gjoka e kritikonte shumë në momentin e emërimit dhe që në merkaton e janarit e ndryshoi plotësisht.

Ecuria e kuqebluve i ka dhënë të drejtë trajnerit. Vllaznia regjistron vetëm një humbje në shtatë javët e fundit të Kategorisë Superiore dhe ka pësuar vetëm një gol, atë në fund të muajit shkurt në Laç. Mes të tjerave, tre fitore ku më e bujshme ishte ajo ndaj Flamurtarit pretendent dhe tre barazime në Gjirokastër e Kamzë dhe së fundmi në shtëpi me Partizanin.

Porta ka mbetur e paprekur dhe skuadra ka marrë pikë që në llogaritë e fundit të sezonit mund të rezultojnë vendimtare. Një vlerë e shtuar ka qenë edhe portieri Alen Sherri. Talent që në Shkodër e kishin zbuluar prej kohësh, por që tani po shfaqet vendimtar, duke konfirmuar se e meriton të jetë numri 1 i portës kuqeblu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?