FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Stivi Frashëri, drejt divorcit me ekipin e Tiranës?

Stivi Frashëri portieri i Tiranës ka zbritur në fushë si titullar në derbi ndaj Partizanit, ku pësoi dy gola dhe u bë fajtor, por në fund të sezonin ai po planifikon largimin.

Në katër ndeshjet pasardhëse me Apoloninë, Teutën dhe Flamurtarin në kampionat dhe së fundmi me Laçin në Kupë, Magani ka preferuar titullar Edvan Bakajn. Më shumë se për gabimet në disa ndeshje të Superiores, portieri 24-vjeçar është ndëshkuar për shkak të një postimi të nxituar në Facebook, ku shkruante se nuk e ndiente mbështetjen e klubit.

Tri javë pas masës së marrë nga klubi situata mbetet e njëjtë, Frashëri vazhdon të stërvitet me skuadrën, por titullar mbetet Bakaj. Portieri korçar është i pakënaqur nga kjo situatë madje thuhet se kërkon largimin nga bardheblutë, por klubi kryeqytetas mohon gjithçka. Frashëri ka nënshkruar kontratë afatgjatë me Tiranën dhe nuk mund ta prishë kontratën në mënyrë të njëanshme nëse kjo nuk është dëshira e klubit. Nëse situata nuk ndryshon deri në përfundim të sezonin, bashkëpunimi mes palëve duket i pamundur, gjithsesi deri në fund të Majit, raportet mund të kthehen ato të dikurshmet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?