Strakosha: Dibalës ia prita penalltinë me ndihmën e babait dhe Zotit

Heroi i Lacios në sfidën ndaj Juventusit, Thomas Strakosha, foli në një prononcim të shkurtër për “lazionews24” kur tregoi edhe sekretin e pritjes së 11-metërshit. Ja fjalët e gardianit shqiptar:

Strakosha: “Çfarë bëra unë? Nuk e bëra vetëm unë. E bëri skuadra, grupi, stafi, tifozët. Kjo ishte një fitore e grupit jo vetëm e njërit. Çfarë mendove para se të gjuhej penalltia? Mendova se barazimi nuk do të ishte i drejtë, sepse bëmë gjithçka mirë në fushë.

Zoti më ndihmoi. Si Grigioni (trajneri i portierëve) ashte edhe babai im, më këshilluan që të hidhesha në krahun e djathtë. E kishim studiuar Dibalën dhe dinim se ku do shkonim. Unë kam pritur një penallti më në fund. Na ndihmoi pak edhe fati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lorik Canën? Ai është është një person i shkëlqyer dhe ishtë një lojtari i madh në fushë, i cili jepte gjithmonë këshilla”, përfundoi portieri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?