FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Strakosha fiton derbin me Veselin, Lacio kap zonën Champions

Ka përfunduar me fitoren e Lacios sfida e luajtur sot në mbrëmje në “Olimpico”, që shihte përballë bardhekaltërit dhe Empolin.

Portieri kuqezi i Lacios, Tomas Strakosha, dhe mbrojtësi kuqezi i Empolit, Federik Veseli, kanë qenë titullarë gjatë gjithë takimit, duke zhvilluar dhe paraqitje mjaft të mira individuale. Takimin e fitoi Lacio e Strakoshës falë një penalltie të kthyer në gol në pjesën e parë nga Kaisedo në minutën e 42-të.

Falë kësaj fitoreje, Lacio ngjitet në vendin e katërt dhe hyn në zonën e skuadrave që sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League. Gjithsesi tashmë do t’i duhet punë të rujë këtë pozicion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Empoli i Veselit mbetet me 18 pikë dhe vijon të qëndrojë në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?