Strakosha rekordmen në Itali, edhe Hysaj mes “maratonomakëve”

Portieri i Lacios dhe Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha, është lojtari me më shumë minuta në Serinë A për sezonin 2017-2018. Ai qëndron në krye të listës së lojtarëve me më shumë minuta bashkë me portierin e Milanit, Xhixhio Donaruma. Të dy kanë luajtur nga 4620 minuta këtë sezon.

Në këtë listë është edhe mbrojtësi kuqezi i Napolit, Elseid Hysaj, i cili mban vendin e 11-të me 3907 minuta. Vendin e tretë e plotëson një tjetër portier, ai Romës, Alison, me 4320 minuta. Më pas vijnë dy lojtarë të Milanit, Kesi dhe Bonuçi.

Sezoni i Strakoshës është i shkëlqyer dhe këtë e vërteton edhe ky fakt, ndërkohë që Hysaj është në qendër të merkatos dhe ende nuk është e qartë e ardhmja e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?