FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suarez kur ishte i varfër, 21 km në këmbë për të takuar bashkëshorten

Sot është pa diskutim futbollisti i momentit. Ai u ble për gati 90 mln euro nga Barcelona, edhe pse ishte  dënuar për shkak të sjelljes anti-sportive gjatë finaleve të Kupës së Botës. Luis Suarez po e shpërblen me gola, teksa ka shënuar deri tani plot 18  të tillë, si dhe ka dhënë disa asiste. Megjithatë, historia e tij është e dhimbshme dhe si ajo e shumë  të tjerëve. “I vogël bëja riparime makinash, pra në  një servis, për të  ngrënë bukë, sepse s’kishim para. Nënës sime i thosha se shkoja të takoja shokët. Po, s’më  vjen aspak turp ta them këtë gjë, sepse e tillë ishte jeta ime.” Më tej ai flet për bashkëshorten me të cilën ka lidhur jetën dhe vështirësi të tjerë që ka kaluar në jetë. – “U dashurova me Sofian, por ajo u transferua në Barcelonë. Më  duhet të  shkoja po s’kisha para dhe im vëlla më dha 70 euro dhe me auto-stope arrita edhe që të shkoja… Më ndaluan edhe në doganë dhe më mbajtën dy orë. Isha vetëm me një këmishë të bardhë dhe më rridhte gjak nga hundët. Për fat, brenda valixhes kisha adresën e saj dhe policia më ndihmoi më pas. Isha me fat. Për Sofian kam bërë edhe 21 km në këmbë për ta takuar…”. Luis Suarez, sulmuesi uruguaian i Barcelonës shënoi dy gola në fitoren e fundit 3-1 të katalanasve ndaj PSG, ndeshje e vlefshme për turin e parë eliminator të Champions.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?