FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suedia e la jashtë Kupës së Botës, shikoni reagimin epik të Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimovic nuk e kursen ironinë pas vendimit të Federatës Suedeze të Futbollit dhe trajnerit Anderson për të mos e grumbulluar në finalet e “Rusi 2018”. “Mendoj se Suedia është favorite për ta fituar Kupën e Botës. Tani ata janë më të fortë pa mua.”

Kështu u shpreh sulmuesi aktual i Los Angeles Galaxy, në një intervistë për rrjetin ESPN. 36-vjeçari nuk preferoi të fliste më shumë për këtë çështje, duke sqaruar se ky ka qenë vendimi i tij.

“Nuk jam më pjesë e kombëtares që kur thashë mjaft, kështu që nuk ka asgjë tjetër për të diskutuar.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi suedez gjithsesi do të jetë në Kupën e Botës, por për çështje komerciale.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?