Sulmi me thikë ndaj Memellit, FSHF dënon rëndë ngjarjen

Incidenti paraditen e sotme ka tronditur futbollin shqiptar, teksa trajneri i Tiranës U-17, Migen Memelli është sulmuar me thikë nga ana e babait të një futbollisti. Në lidhje më këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe FSHF, duke u shprehur se ky është një rast i përsëritur i cili duhet dënuar.

Reagimi i plotë

FSHF, duke marrë shkas nga ngjarja e sotme e sulmit karshi trajnerit të ekipit të moshës U-17 të KF Tirana Migen Memelli, një fenomen ky, fatkeqësisht i përsëritur pas rastit të teknikut Gjoka në Shkodër, sërish ngre zërin dhe dënon me forcë një veprim të tillë, tërësisht aspak fair dhe maksimalisht të papranueshëm për familjen tonë të futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tilla ngjarje që po përsëriten për fatin e keq në fushat stërvitore duhet të shërbejnë për të rritur në maksimum sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin qytetar dhe atij sportiv. Asnjë rrethanë nuk legjitimon kurrsesi kalimin në ekstrem dhe ndërmarrjen e veprimeve agresive karshi njerëzve që punojnë çdo ditë dhe angazhohen shpirtërisht me futbollin. Për më tej ky është një shembull po kaq i keq edhe për fëmijët që po ndërtojnë karrierën e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

FSHF, si edhe në rastin e agresionit karshi trajnerit të Vllaznisë Gjoka, edhe në këtë rast me trajnerin Memelli e ndëshkon me forcë këtë rast të shëmtuar dhe inkurajon trajnerin Memelli dhe të gjithë teknikët e tjerë të vazhdojnë të ushtrojnë misionin e tyre, trajnimin në futboll.Nga ana tjetër klubet respektive duhet të rrisin në nivele të larta vigjilencën dhe masat e tyre paraprake që të parandalojnë të tilla fenomene që nuk i shërbejnë aspak lojës dhe familjes sonë.

Fatmirësisht edhe ky inicident nuk kishte komplikacione shëndetësore, por shërben për ti dhënë fund një herë e përgjithmonë të tilla fenomeneve, dhe për të ndërgjegjësuar të gjithë në respektimin e punës së trajnerit, duke dënuar çdo humbje kontrolli apo agresion të shëmtuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?