Sulmi ndaj arbitrave, Disiplina mblidhet me urgjencë

Komisioni i Disiplinës do të mblidhet gjatë ditës së sotme për të marrë një vendim në lidhje me incidentet pas ndeshjes në Vlorë, ku u goditën në tunelin e stadiumit gjyqtarët Emirion Sino dhe Ilir Tartari.

Federata Shqiptare e Futbollit, sipas burimeve do të mbledh Komisonin e Disiplinës pak minuta më pas për të shqyrtuar të gjitha materialet e vëna në dispozicion nga zyrtarët e ndeshjes, e më pas për të marrë një vendim.

Kjo mbledhje me urgjencë bëhet edhe për faktin se ndeshjet e radhës luhen të mërkurën, ndërkohë që Flamurtari ka sërish një takim në shtëpi (luan ndaj Laçit).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?