Sulmi ndaj fotografit të Flamurtarit, Disiplina merr vendimin për Partizanin
Komisioni i Disiplinës ka dënuar me dy ndeshje pa tifozë Partizanin për mospërmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen ndaj Flamurtarit. Gjithsesi bëhet fjalë për dy takime të cilat Partizani do t’i luajë si skuadër pritëse, kështu meqenëse në derbin e kësaj të premteje është Tirana skuadra pritëse, në stadiumin “Selman Stërmasi” do të jenë edhe tifozët e kuq.
Të Kuqtë në këtë mënyrë ja kanë hedhur paq vetëm me dy ndeshje për sulmin e një grupi tifozësh ndaj fotografit të Flamurtarit në momentin e shënimit të golit nga ana e vlonjatëve.
Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës, të mbledhur sot më datë 26 shkurt 2019:
1. KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë .
2. Lojtari i KF “Luftëtari”, Albano Aleksi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. KF “Skëndërbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.
4. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, për shkak të përseritjes së shkejes, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqindmijë) Lekë.
5. FK “Partizani”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes kundër “Flamurtari” FC duke mos garantuar sigurinë e zyrtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të Nenit 64/b)/c)/e); 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) Lekë.
6. KS “Kastrioti”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje të shkeljeve disipinore, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
7. Zyrtari i KF “Shënkolli”, Armando Loka, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëedhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.
8. Lojtari i KF “Shënkolli” , Rinev Danaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për shkelje displinore të përseritur gjatë periurdhës së provës, në bazë të nenit 49/2/b) të KDS, dënohet me përjashtim të përherëshëm nga çdo aktivitet futbollistik.
9. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Partizani” U-19, Joan Cela dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Joan Cela vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
KOHA JONË SONDAZH

