FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmoi autobusin e rivalëve, jepet dënimi për boksierin Conor McGregor

Ish-kampioni i botës në UFC, Connor McGregor ka pranuar të shpallet fajtor pas seancës dëgjimore në sallën gjyqësore në New York.

McGregor është shpallur fajtor për sjellje agresive dhe është detyruar të jetë në shërbim të komunitetit për pesë ditë si dhe të shkojë 1 deri në 3 herë në seanca të kontrollit të nervave.

Ai gjithashtu do të detyrohet të paguajë dëmshpërblim për tre luftëtarë të dëmtuar gjatë sulmit të autobusit në UFC 223.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja për t’u shpallur fajtor nuk do të ndikojë në vizën e udhëtimit të McGregor, dhe do të thotë se “The Notorious” nuk do të futet në burg dhe nuk do të ketë një dosje kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në prill të këtij viti, McGregor u arrestua vetëm disa orë pasi sulmoi një autobus që transportonte rivalët e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?