FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmuesi i Liverpoolit drejt Serie A

Daniel Sturridge pas gjashtë sezonesh me Liverpoolin, tani do të largohet nga “Anfield”.

Sipas asaj që shkruan “Football Italia”, për sulmuesin e Kombëtares angleze interesohet Bologna.

29-vjeçari është një lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Liverpoolin dhe nuk u rinovua përsëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht nga kjo kërkojnë të përfitojnë italianët, të cilët janë të gatshëm të bëjnë një tentativë, për të marrë shërbimet e sulmuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Detajet e kontratës që Bologna ofron ende nuk janë bërë të ditura, por mendohet se sulmuesi anglez duhet të bëjë ulje nga ajo që fitonte te Liverpooli, me 130 mijë euro në javë.

Në gjashtë sezone me kampionët e Europës, Sturridge shënoi 67 gola në 160 ndeshje, megjithëse në sezonet e fundit ka humbur vendit e titullarit, për shkak se në vend të tij luan Firminho.

Gjithsesi një lëvizje drejt Bolognës është më shumë se një ide, sepse kanë nisur kontaktet, gjithashtu për lojtarin interesohen edhe Aston Vila me Rangers.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?