FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmuesi i njohur braktis Gjermaninë për transfrimin rekord tek Chelsea

Kai Havertz ka lënë grumbullimin e Gjermanisë për të nënshkruar me Chelsea-n. Klubi anglez do të shpenzojë 90 milionë euro, plus 25  bonuse, për një total prej 115 milionë eurosh.

Havertz bëhet futbollisti më i shtrenjtë i blerë nga klubi me pronar manjatin rus, Roman Abramovic. Rekordi i mëparshëm i përkiste portierit spanjoll Kepa, për të cilin londinezët shpenzuan 80 milionë euro, shumë që shkoi në llogarinë e Athletic Bilbaos.

Federata Gjermane e Fubollit ka konfirmuar se mesfushori është larguar nga qendra stërvitore në Stuttgart përkohësisht për t’u takuar me drejtuesit e Chelsea-t dhe më pas do të kthehet pasi të zyrtarizohet kalimi në klubin londinez. Kai Havertz i shtohet listës së blerjeve gjatë këtij sezoni: Thiago Silva, Ben Chilëell, Malang Sarr, Hakim Ziyech dhe Timo Werner.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?