Sulmuesi moldav Leuca bashkohet me Tiranën

Tirana me ritëm të plotë. Skuadra bardheblu vazhdon fazën përgatitore në Antalya të Turqisë ku prej disa ditësh i është nënshtruar stërvitjes me ritëm të plotë nën urdhrat e Mirel Josës. Trajneri kërkoi nga skuadra më shumë fantazi dhe shpejtësi në fazën sulmuese dhe në seancën e së Enjtes paradite u fokusua pikërisht te manovra sulmuese. Risia më e madhe në grupin e ekipit kryeqytetas është sulmuesi moldav Petru Leuca, i cili do të testohet nga stafi drejtues që më pas do të marrë edhe një vendim nëse 26-vjeçari i lindur në Cisinau do të jetë pjesë e ekipit për dy fazat e mbetura të Kategorisë Superiore. Dy emra të tjerë që u bashkuan me Tiranën janë edhe Ilion lika dhe Olsi Teqja, Gjithsesi, skuadra e drejtuar nga trajneri Josa mbetet ende e pakompletuar për shkak të proflemeve fizike me disa lojtarë. Në Antalya pritet të zbarkojnë edhe Moises dhe Merveille, të cilët zgjidhën probemet burokratike duke u pajisur me viza turke. Dy lojtarët afrikanë u nisën nga Kongo, ndërsa mbrojtësi dhe kapitenin Gentian Muça vazhdon të vuajë nga problemet fizike. Shtatlarti i repartit të tërhequr nuk u stërvit me grupin për shkak të dhimbjeve në shpinë, ndërsa Kërçiku vazhdon stërvitjen i diferencuar. Një tjetër lojtar që Josa shpreson ta ketë sa më shpejt në dispozicion është edhe Afrim Taku. Mesfushori, Asion Daja, për mikrofonin e Supersport theksoi se kushtet në Antalya janë të favorshme për të përballuar me sukses dy fazat e mbetura të sezonit.

Asion Daja…“Duke parë edhe kushtet e motit që janë tepër të favorshme, mendoj që është e domosdoshme të jemi të gjithë lojtarët bashkë që të marrim ngarkesat e plota. Nuk mendoj që do të penalizohemi meqë grupi nuk është bashkuar ende. Shtyrja e kampionatit do të jetë në favorin e të gjithë ekipeve sepse të gjithë janë disi me vonesë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?