FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmuesi shqiptar mbyllet në karantinë, rrezikohen nga virusi Ronaldo dhe yjet e Juventusit

Juventus ka anuluar të gjitha seancat stërvitore dhe ka vendosur që i gjithë ekipi deri në moshë 23 vjeç të qëndrojë në karantinë për shkak të frikës së coronavirusit. “Zonja e Vjetër“ njoftoi vendimin, pasi u zbulua se ekipi i të rinjve luajti në Seria C ndaj Pianese, që kishte tre lojtarë dhe menaxherin që kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit.

Raportohet se asnjë lojtar i Juventusit deri më tani nuk ka përjetuar ndonjë simptomë të Covid-19. Por skuadra e të rinjve do të qëndrojë në shtëpi deri me 8 Mars, ndërkohë që është anuluar edhe stërvitja e Ronaldos dhe yjeve të tjerë të bardhezinjve.

Skuadra Pianese është vendosur në izolim pas diagnozës dhe ekipi mjekësor i Juventusit po ruan me vëmendje Ronaldon dhe shokët e tij të skuadrës. Një burim në klubin torinez tha: “Situata po merret shumë seriozisht dhe stafi mjekësor u ka thënë të gjithë lojtarëve që të vazhdojnë të lajnë duart dhe të përdorin xhel dore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që në ekipin e dytë është edhe sulmuesi i kombëtares sonë, Giacomo Vrioni, teksa do të jetë i detyruar për të qëndruar në shtëpi edhe për të paktën një javë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?