Super Gigi Donnarumma, 150 pritje në 150 ndeshje (VIDEO)

Pas një sezoni fantastik është një djalë i talentuar, i cili ka arritur në shifrën e 150 ndeshjeve me Milanin vetëm në moshën 19 vjeç (i mbush më 25 shkurt).

Giggio Donnarumma po mban Milanin në vendet e para me një formë të jashtëzakonshme që ka treguar në ndeshjet e fundit. Pritjet spektakolare ndaj Joao Pedros janë disa nga mrekullitë e javëve të fundit.

Klubi kuqezi sot ka publikuar një video me 150 pritje në 150 ndeshje që ai ka zhvilluar me skuadrën e Milanit. Shifra që frikësojnë gjithkënd në Europë, teksa edhe vetë Buffon do ta kishte zili. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?