Superiorja, java e 32-të në fokus mbijetesën dhe Europën
Këtë të shtunë luhen të gjitha ndeshjet e javës së 32-të të Kategorisë Superiore, teksa vëmendja më e madhe do të jetë e përqëndruar te sfidat e skuadrave që janë në garë për zonën e kupave europiane dhe për mbijetesën.
Në pritje të finales së Kupës së Republikës, më 27 maj, Laçi dhe Skënderbeu do të bëjnë llogaritë e kampionatit. Për kurbinasit, zona e kupave të Europës është shumë pranë dhe ka dy rrugë për ta arritur këtë, me fitoren e Kupës, ose me vendin e 4-t në klasifikim.
Skënderbeu i ka mbyllur praktikisht llogaritë për titullin dhe festimet për të janë thjesht çështje kohe. Matematikisht, Skënderbeu mund të festojë që këtë fundjavë titullin e tij të 8, por skuadra e Dajës përveçse duhet të fitojë ndaj Laçit, duhet të shpresojë edhe në një fitore të Lushnjes ndaj Kukësit, gjë që në letër duket se ka shumë pak gjasa të ndodhë. Skuadra verilindore duket e qetë në vendin e dytë, duke qenë se diferenca me Luftëtarin është 8 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

