Superliga “ha kokat” e trajnerëve, mbijeton vetëm Ilir Daja
Historia e stolave të këtij sezoni në Superiore ngjason me motivin e filmit të famshëm “I fundit i Mojkanëve”, dhe në këtë rast i vetmi që ka mundur të mbijetojë nga trajnerët që nisën sezonin është Ilir Daja. Strategu i korçarëve i ka shkaktuar një disfatë të rëndë Duros, i cili është larguar nga drejtimi i vlonjateve. Duro në fakt është trajneri më jetëgjatë i Flamurtarit në këto vitet e fundit, ndërkohë që statistikat konfirmojnë se në tërësi Kategoria Superiore është një kampionat që i “ha” kokat e strategëve. Duro është trajneri i 13-të i larguar për këtë edicion nga stolat e kampionatit, ku janë disa skuadrat që kanë ndryshuar edhe më shumë se një trajner.
Java e 3-ë, Kukësi-laçi 3-0: Stavri Nica (Laçi) dorëhiqet pas humbjes me Kukësin, teksa durrsaku pati rezerva për lojtarët e tij. “I marrim për të luajtur futboll dhe rrinë hoteleve”. I referohej Reginaldo-s që akoma nuk kishte debutuar për shkak të një dëmtimi.
Java e 5-të, Luftëtari-Kamza 1-2: Daniel Fernandez (Luftëtari) u largua pas humbjes me Kamzën në shtëpi. Probleme me Luis Kurbejonn, që e zëvendësoi uruguaianin, i cili u ndie i tradhtuar.
Java e 6-të, Partizani-Luftëtari 2-0: Luis Kurbejo (Luftëtari) u shkarkua pas humbjes me Partizanin, një javë i vetëm në pankinë. Hasan Lika zuri vendin e tij.
Java e 6-të, Lushnja-Laçi 0-3: Artan Bano (Lushnja) dorëhiqet pasi skuadra e tij u mposht në shtëpi nga Laçi. Priste më shumë nga skuadra e tij, që ndaj kurbinasve nuk dha gjë. U pasua nga Hysen Dedja.
Java e 6-të, Kamza-Vllaznia 1-0: Armando Cungu (Vllaznia) e kishte menduar largimin prej kohësh. Problemet ishin të shumta, por Cungu nuk kishte shumë dëshirë të fliste. Humbja me Kamzën e bindi për të dhënë dorëheqjen.
Java e 9-të, Kamza-Partizani 1-0: Mark Juliano (Partizani) nuk mundi që të rezistone më gjatë në krye të të kuqve. Presidenti Demi i tregoi derën pas humbjes me Kamzën, ndërkohë që lajmin e largimit ja tha sërish një italian, Luçiano Moxhi. U rikthye i përhershmi Starova.
Java e 16-të, Kukësi-Luftëtari 1-2: Mladen Milinkovic (Kukësi) u largua pikërisht në ndeshjen ndaj ish-ekipit të tij. Humbja në shtëpi me gjirokastritët bëri që aventura e tij me Kukësin të mbyllej. Pak rëndësi ka nëse dha dorëheqjen apo e hoqën, ndërkohë që vendin e tij e zuri Pakult
Java e 16-të, Skënderbeu-Teuta 3-1: Gugash Magani (Teuta) u u largua në heshtje. E kishte dhënë disa herë dorëheqjen dhe i ishte refuzuar. Pas humbjes në Korçë dhe përfundimit të pjesës së parë të kampionatit, u mbyll gjithçka mes tij dhe Teutës.
Java e 19-të, Teuta-Luftëtari 2-3: Humbja me Luftëtarin në shtëpi nuk u kapërdi nga Stavri Nica, i cili u largua menjëherë nga drejtimi i bregdetarëve.
Java e 19-të, Lushnja-Vllaznia 0-2: Hysen Dedja (Lushnja pas humbjes me Vllazninë lajmëroi se do shikonte të ardhmen e tij. Foli me drejtuesit dhe u ra dakord të vazhdonte, por një debat në stërvitje me lojtarët bëri që ta linte Lushnjën
Java e 23-të, Teuta-Partizani 1-1: Sulejman Starova (Partizani) u largua pas humbjes në Durrës nga presidenti Gaz Demi. Klevis Dalipi ishte gati për të marrë drejtimin e ekipit, dhe në fakt ashtu ndodhi
Java e 28-të, Kamza-Kukësi 0-1: Ramadan Ndreu (Kamza) vendosi që të largohej pas rezultateve të shumta negative. Ai ndjeu se nuk e kishte më kontrollin e ekipit në duar. Ahmataj pasoi Ndreun.
Gjysmëfinalja e Kupës, Flamurtari-Skënderbeu 0-2: Shpëtim Duro (Flamurtari) vendosi që të largohej pas ndeshjes, pasi vlonjatet kishin një seri rezultatesh negative. Ai u shpreh se po e linte ekipin, ashtu siç e kishte gjetur.
KOHA JONË SONDAZH

