FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Superliga, java e 30 mbyllet me sfidën Partizani-Skënderbeu

Java e 30 e Kategorisë Superiore do të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme, me superndeshjen mes Partizanit dhe Skëndërbeut. Pavarësisht shkëputjes së korçarëve dhe me çështjen e titullit të mbyllur në dukje, përballja me Partizanin ka dhuruar gjithmonë gjithçka: nga emocionet, golat, episodet dhe deri tek kontestimet e pashmangshme.

Korçarët nxitojnë të mbyllin llogaritë edhe matematikisht për titullin, ndërkohë që “Të Kuqtë” e Dalipit kërkojnë të harrojnë sa më shpejt atë që ndodhi në Kukës, fundjavën e shkuar. Objektivi i Partizanit është i qartë për këtë kampionat, zona europiane, për të cilën për momentin ka mbetur vetëm vendi i tretë në lojë, pasi Kukësi në vendin e dytë është shkëputur ndjeshëm.

Kjo do të jetë përballja e katërt dhe e fundit për sezonin 2017/2018 mes Partizanit dhe Skëndërbeut. Skuadra kryeqytetase ende nuk ka arritur t’i shënojë asnjë gol korçarëve në tre ndeshjet e mëparshme, të cilat kanë përfunduar dy me fitoren e Skëndërbeut dhe një në barazim pa gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, Klevis Dalipi do të përpiqet të luajë të gjitha kartat me ndeshjen e sotme, nëse do që të jenë ende në garë për zonën europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja është përpjekur të improvizojë me formacionin e sotëm për shkak të mungesave të tre lojtarëve kryesorë si Shehi, Soue dhe Xhejms. Reparti i avancuar i Skëndërbeut do të udhëhiqet me shumë mundësi nga Emiliano Vila, i mbështetur nga Muzaka dhe Gavazaj.

Ndeshja mes Partizanit dhe Skëndërbeut do të luhet në “Selman Stërmasi”, në orën 19:00 dhe do të trasmetohet drejtpërdrejtë në paketën Supersport të platformës DigitAlb.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?