Superliga luan në fundjavë javën e 26-të, ja kalendari i ndeshjeve

Kategoria Superiore do të rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 26, të cilat janë ndarë në dy ditë të ndryshme, 3 prej tyre të dielën dhe dy të tjerat të hënën në orën 18:00.

Të dielën në orën 14:00, Teuta do të presë në shtëpi Flamurtarin, në një ndeshje ku skuadra e drejtuar nga Edi Martini është dukshëm favorite, pasi po kalon një moment të mirë dhe do të kërkojë të konfirmohet në zonën europiane.

Në të njëjtën orë, Luftëtari do të presë në Gjirokastër Bylisin, në një sfidë të cilën miqtë do të provojnë ta shfrytëzojnë maksimalisht, për të marrë fitoren e parë në kampionat, për vitin 2020, që duket se nuk ka nisur aspak mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orën 17:00 Tirana do të presë Laçin, një tjetër skuadër që po bën mjaft mirë, duke regjistruar tre fitore radhazi në tre javët e fundit.  Nga ana tjetër kurbinasit janë eliminuar nga Kupa dhe tani kanë fokus maksimal kampionatin, si rruga e vetme për të siguruar një vend në Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të hënën në orën 18:00, Kukësi do të udhëtojë drejt Korçës për t’u përballur me Skënderbeun, në një ndeshje që është mjaft e rëndësishme për verilindorët, që luajnë shanset e fundit për titullin kampion. Skënderbeu nga ana tjetër po kalon një moment mjaft të mirë, me trajnerin Daja që i gëzohet maksimalisht rikuperimit të të gjithë lojtarëve.

Në orën 18:00, në “Loro Boriçi” do të luhet përballja mes Vllaznisë dhe Partizanit, një sfidë mes dy skuadrave në krizë rezultatesh, që duan të rikthehen te fitorja.

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?