Surpriza e Metës për 50-vjetorin e Kampionit shkodran në derbin Vllaznia-Tirana

Presidenti Ilir Meta ishte sot i në ndeshjen e basketbollit, Vllaznia-Tirana. Para nisjes së ndeshjes, kreu i shtetit ka uruar për ditëlindje trajnerin dhe lojtarin e njohur, Bledar Gjecaj.

Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shkruan: “I lumtur t’i dhuroja një buqetë me lule Profesor Bledar Gjecaj, në një urim ditëlindjeje për 50-vjetorin e tij, sot para derbit Vllaznia-Tirona. Kontributet e tij, 5 herë Kampion si lojtar dhe 5 herë si trajner, ngrenë në këmbë tërë sportdashësit shkodranë, dhe jo vetëm. Jam i bindur se kontributet e tij do shtohen, dhe duartrokitjet për të do vazhdojnë si sot, plot nderim të merituar.

Mirënjohje në Ditën e 7 Marsit, në veçanti gjithë mësuesve të edukimit fizik e sportiv, si dhe trajnerëve që punojnë për të nxitur pasionin e fëmijëve dhe të rinjve për sportin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?