FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Surpriza për Buffon!

Gianluigi Buffon vazhdon të jetë në faqet e para të mediave dhe këtë radhë jo për ndonjë deklaratë të fortë apo për suksesin e Juventusit ndaj Sampdorias, por për lëvizjet e merkatos.

Sipas asaj që publikohet nga e përditshmja sportive argjentinase Olè, kapiteni i Juventusit kërkohet te Boca Junior. Ai që po mendon të bindë 40-vjeçarin që të shkojë në Buenos Aires pas 17 viteve të kaluara te Juventus është pikërisht Carlos Tevez me të cilin Buffon ka krijuar një miqësi të fortë në kohën kur sulmuesi argjentinas ishte në radhët e bardhezinjve.

Dhe e gjithë kjo histori doli në një moment kur të gjithë po mendojnë se në fund të këtij sezoni Buffon do t’i thotë lamtumirën përfundimtare futbollit të luajtur. Por mesa duket legjenda e portës bardhezi mund t’i befasojë të gjithë dhe të shtyjë akoma më shumë datën e tërheqjes së tij nga fushat e gjelbra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave në Argjentinë, Boca është vënë në kërkim të një portieri për pjesën e dytë të vitit 2018 ku do të bëjë edhe ofensivën finale për fitoren e Kupës Libertadores që kësaj skuadre i mungon që nga viti 2007. Portieri aktual Rossi nuk bind aspak dhe Buffon mund të përfitojë nga fakti që Italia nuk do të luajë Botërorin e Rusisë për të përjetuar këtë aventurë të re.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?