FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Surprizë në Angli, drejtimin e Arsenalit e merr ndihmësi i Klop?

Nuk është as Alegri, as Ançeloti, as Luis Enrike, pasuesi i Venger te Arsenali do të jetë një emër surprizë. Bëhet fjalë për boshnjakun Zeljko Buvaç, ish ndihmësi i Klop, që vetëm dje zyrtarizoi largimin nga Liverpuli, për arsye enigmatike.

Ai la të kuqtë për shkak të prishjes së marrëdhënieve të tij me teknikun gjerman Klop, por mediat boshnjake hodhën dritë mbi një tjetër shkak. 56-vjeçarit i është ofruar stoli i Arsenalit dhe madje mes palëve është arritur akordi, ndaj Buvaç do të nisë nga Londra karrierën e tij si trajner i parë.

Klop e ka konsideruar gjithmonë mikun e tij Zeljko Buvaç si trurin e stafit teknik, ndërsa të dy bashkë kanë punuar për 7 vite te Mainci, 7 te Borusia e Dortmundit dhe prej 2015-ës te Liverpuli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?