Suso flet pa “dorashka”: Gatuso na masakron në stërvitje!
Suso do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit, edhe pse zëra të shumtë kanë qarkulluar së fundmi. Mesfushori që luan në të djathtë ka qenë vendimtar me krosimet e tij sezonin e kaluar. Ai tregon për stërvitjen që u ka bërë trajneri këtë fazë përgatitore por edhe për objektivin e tij personal këtë sezon.
“Objektivi ynë është të rikthehemi në Ligën e Kampionëve. Mund ta arrijmë këtë me Gattuson në stol, pasi ai ka ADN e Milanit. Këtu punohet më shumë se në Spanjë dhe në Angli. Ka qenë një nga fazat më të vështira përgatitore në karrierën time, mund të them se Gattuso na ka masakruar në stërvitje. Ai kujdeset për lojën me top, por edhe për anën fizike. Dua të realizoj të paktën 10 gola sezonin e ardhshëm. Shpresoi që të arrijmë objektiva. Me Higuain në skuadër, arma kryesore e këtij ekipi është sulmi”, përfundon Suso
KOHA JONË SONDAZH

