Szczesny dhe Kean “fundosin” Juventusin, Napoli fiton me përmbysje (VIDEO)
Juventus nuk ka ndërmend që të fitojë këtë sezon. Skuadra bardhezi ka pësuar një tjetër humbje, e dyta tre javët e para. Këtë herë bardhëzinjtë janë mundur 2-1 me përmbysje nga Napoli.
Në stadiumin “Maradona” sfida nisi më mirë për ekipin torinez që do të kalonte e para në avantazh në minutën e 11-të me Moratën, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një gafë të Manolas.
Skuadra e Allegrit edhe pse me shumë mungesa administroi mjaft mirë rezultatin deri në fillimin e fraksionit të dytë. Szczesny përsëriti gafat e dy javëve të para. Portieri i Juventusi gaboi edhe ndaj Napolit pas një goditje të Insignes, duke i dhënë mundësinë Politanos që ta dërgonte topin në rrjetë 57-të.
10 minuta nga fundi Allegri hodhi në fushë edhe Kean në vend të Moratës, por djaloshi këtë herë nuk do të ishte në formën e tij më të mirë. 5 minuta nga fundi ai gaboi në një goditje nga këndi duke e dërguar thuajse topin në rrjetën e tij, por në fund do të ishte Koulibaly që do ta shtynte. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

