Takaj për mediat serbe: I lumtur nëse kualifikohemi bashkë me Partizanin

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, shpreson që atmosfera miqësore që mbizotëroi në ndeshjen në Shqipëri kundër Partizanit të Beogradit të përsëritet edhe në Serbi.

Në një intervistë për mediat serbe, numri 1 i klubit korçar ka treguar përshtypjet e tij për Beogradin, atë që pret nga ndeshja e nesërme si dhe planin që ka për të rritur më shumë klubin në të ardhmen.

A keni qenë ndonjëherë më parë në Beograd dhe çfarë prisni nga vizita në kryeqytetin tonë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë kam qenë disa herë në Beograd, ishte gjithmonë këndshëm dhe kam një përshtypje të mirë për kryeqytetin tuaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kampionët e Serbisë ia kaluan shumë mirë në Shqipëri, nuk kishte asnjë problem të vogël. A e prisni një gjë të ngjashme këtu?

Partizani është një emër i madh, të cilin ne e njohim që nga periudha e ish-Jugosllavisë. Ne u siguruam që rivalët tanë sportivë të priteshin siç duhej, bëmë maksimumin që të ndjeheshin si në shtëpinë e tyre dhe ia dolëm. Jam i lumtur që presidenti Milorad Vuçeliç ishte i lumtur kur u largua nga Shqipëria, shpresojmë që edhe ne të ndjehemi ashtu.

Cili është prioriteti juaj para kësaj ndeshje me Partizanin?

Për ne është shumë e rëndësishme që të jemi në kushtet e duhura dhe prioriteti ynë është pikërisht që gjithçka të shkojë mirë, siç ndodhi në Shqipëri. Rezultati në Elbasan ishte i kënaqshëm për klubin tonë pasi e dinim që luanim kundër një skuadre që ishte shumë e mirë dhe e organizuar në çdo aspekt.

Çfarë mendimi keni për Partizanin si klub dhe për cilësinë e skuadrës?

Partizani është një skuadër e njohur dhe rezultatet që ka arritur në historinë e saj, ashtu si edhe cilësia e futbollistëve që ka në dispozicion, e bën një nga pretendentët kryesorë për kualifikimin në këtë grup.

Me çfarë rezultati do të ishit i lumtur të largoheshit nga Beogradi?

Ne e dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne dhe do të ishim të kënaqur nëse do të largoheshim me pikë.

Cilat skuadra mendoni se do të kualifikohen nga Grupi B?

Unë do të isha shumë i lumtur nëse dy skuadrat tona do të kualifikoheshin bashkë, do të ishte e jashtëzakonshme.

Cilat janë ambiciet e Skënderbeut për të ardhmen?

U bënë disa vite që dominojmë futbollin në Shqipëri dhe ambiciet tona rriten çdo vit. Ne duam të ecim sa më shumë në Europë dhe të promovojmë lojtarët e rinj. Kemi krijuar një qendër sportive në Korçë, ashtu si shumë klube të mëdha europiane dhe kemi bërë shumë gjëra sa i përket përmirësimit të infrastrukturës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?