Takaj: Vendim që e prisnim, rivalët të kenë kurajo të na thonë faleminderit!

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka folur për “Top-Channel” në lidhje me vendimin e KAS-it për rikthimin e titullit të sezonit 2015-2016.

“Ishte një vendim që ne e prisnim, sepse ishim të bindur se çfarë kërkonim. Ishte një titull i mohuar padrejtësisht nga Komisioni i Etikës në FSHF. Titujt merren në fushë, jo me VKM, apo me komisionin e Disiplinës dhe Etikës”, theksoi numri një i korçareve.

Më pas, kreu i klubit korçar ka folur edhe për çështjen e dënimit 10-vjeçar të UEFA-s për Kupat e Europës: “Nuk na intereson aspak ulja e këtij dënimi. Skënderbeu ose duhet të falet, ose le të mbetet ky dënim. Edhe një vit dënim për ne do të ishte tepër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi me meritë të plotë këtu ku jemi. Me dyshime mund të akuzohen të gjitha skuadrat në botë. Ne jemi dëshmitarë të asaj që po ndodh. U rrah Barcelona nga Roma dhe jo Skënderbeu me Sportingun e Lisbonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po të shikosh arritjet e Skënderbeut, ato kanë rritur koeficientin e kampionatit shqiptar. Jemi më lart se Hungaria apo ndonjë vend tjetër. Kundërshtarët tanë në kampionat kanë marrë nga 100 mijë euro vetëm nga Skënderbeu. Dikush duhet të ketë kurajë t’i thotë faleminderit Skënderbeut”, u shpreh presidenti i korçarëve për “Top Chanel”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?