FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takim sekret mes Abidal dhe Pogba, ylli francez drejt Barcelonës

Gazeta torineze “Tuttosport” shkruan se sekretari teknik i Barcelonës, Eric Abidal, u takua disa ditë më parë me Paul Pogba në Beverly Hills duke përfituar nga prania e lojtarit që është me pushime në Los Anxhelos. Tuttosport siguron që Pogba ka vendosur të largohet nga Manchester United dhe Abidal, në atë takim, është munduar për ta bindur që të nënshkruajë me klubin katalanas.

Nëse operacioni Pogba bëhet konkret, do të paraqiste shumë vështirësi. Ai është një lojtar me kontratë deri në vitin 2021, në një nga klubet më të pasura në botë, dhe i sapo shpallur kampion bote.

Është e vështirë për t’u kuptuar se sa është aftësia bindëse e Abidal. Tani për tani, Tuttosport flet vetëm për një takim Los Anxhelos. Pogba ka qenë në orbitën e Barcelonës edhe në vitin 2015, kur Ariedo Braida u shfaq në Torino për të bindur bordin e Juventusit, por transferimi ndodhi një vit më vonë te Manchester United. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?