Talenti i Hajdukut të Splitit refuzon Kroacinë, kërkon fanellë kuqezi

Elvir Maloku vetëm 18 vjeç, me prejardhje nga Kosova lindur dhe rritur në Kroaci cilësohet si një nga talentet më premtues. Ai është pjesë e Hajdukut të Splitit dhe është aktivizuar në 11 ndeshje. Maloku është grumbulluar rregullisht edhe nga Kombëtarja U-17 dhe U-19 e Kroacisë, por tani kërkon të luajë për Shqipërinë. Lajmin ai e konfirmoi për mdeiat kroate. – “Nuk luaj më për Kroacinë. Do të luaj për Shqipërinë apo Kosovën, duhet të pres të shoh nëse do të më thërrasin. Më herët më kanë thirrur nga Shqipëria, por klubi nuk më liroi, pasi kishim ndeshje. Tashmë do të pres që të më ftojnë prapë”, ka thënë Maloku.  Së bashku me Elvirin në Tiranë mund ta niset edhe vëllai i tij më i ri, Trojani, 17-vjeçar, që është edhe ai lojtar i Hajdukut. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?