Talenti shqiptar që luan në Angli merr nënshtetësinë shqiptare
Talentet janë të shumë në Komëbtaren tonë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për futbollistin nga Kosova, Egli Kaja. Futbollisti 20-vjeçar, i cili është në pronësi të skuadrës angleze Uimblledon, do të pajiset me pasaportë shqiptare pas këtij vendimi dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Kombëtares U-21 ndaj Sllovakisë, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit U-21.
Kaja luan në pozicionin e mesfushorit të avancuar dhe është thirrur më parë nga trajneri Alban Bushi në një grumbullim të zhvilluar në maj të vitit të kaluar në Shqipëri.
Siç duket Kaja ka lënë përshtypje të mira te stafi kuqezi dhe për këtë arsye djaloshi i lindur në Ferizaj nisi procedurat për marrjen e shtetësisë shqiptare. Egli Kaja mund të jetë një lojtar me të ardhme në kombëtaren shqiptare.

KOHA JONË SONDAZH

