FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tare e thotë me bindje: Lazio nuk është më një surprizë

Përpara se të niste sfida e mesditës së kësaj të diele në Serie A, mes Beneventos dhe Lazios, drejtori sportiv i lacialëve ka folur për mediat italiane, duke u ndalur në rezultatet e mira të klubit, por edhe te zërat e merkatos.

Ndaj Bolognës patëm një ndeshje disi të tensionuar, e duke qenë se luajmë çdo 3 ditë është e vështirë të mbajmë të lartë përqëndrimin”, është shprehur Igli Tare.

Sa i përket ofertës prej 70 mln eurosh nga Kina për Immobilen, drejtori shqiptar i lacialëve thotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është asgjë e vërtetë. Nuk kam marrë kurrë asnjë propozim, madje as nga ndërmjetës. Ciro ka rinovuar kontratën me ne, sepse dëshiron të qëndrojë te Lazio. Ai është në planet tona të paktën deri në vitet 2022-2023. Së bashku kemi krijuar diçka të rëndësishme dhe besoj se rezultatet po e tregojnë këtë. Ecuria, gjithsesi, është ende e gjatë dhe torturuese, ndaj duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Objektivat tonë janë të qartë: nuk jemi më një surprizë, por këtë vit mund të jemi edhe më mirë sesa në të kaluarën. Të presim e të shohim”, mbyll deklaratën Igli Tare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?