Tare: Nuk flas për merkaton, mendojmë vetëm të arrijmë Championsin
Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka folur para ndeshjes me Atalantën për “Premium Sport”. “Championsi? Do të ishte një sinjal për rritjen e rëndësishme të një skuadre, që ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm, një hap përpara për të ardhmen e këtij klubi.
Në tri javët e fundit kemi folur vetëm për merkaton. Po luajmë gjithçka në tri ndeshjet e fundit të sezonit, që janë shumë të rëndësishme. Duhet të përgjigjem për Milinkoviç-Saviç dhe një lajm të dalë në një sajt?
Nëse doni respekt, edhe duhet ta jepni atë. Kualiteti i lojës është rritur me lojtarët që kemi në grup. Luajmë një futboll tërheqës dhe bindës për tifozët. Dhe e rëndësishme është që kjo lojë të na çojë te rezultatet e rëndësishme”, tha Tare.
KOHA JONË SONDAZH

