FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tare sulmon Interin: Donin të luanin pisët për Da Vraj, por e pësuan mbrëmë

Drejtori sportiv i Lacioska sulmuar ashpër Interin për sjelljen sa i përket transferimit të De Vraj. Ai ka folur para ndeshjes ka thënë se fjalët e depozitimit të kontratës në Federatën Italiane kanë qenë për të shqetësuar Lacion para ndeshjeve kaq të rëndësishme, por për të gjitha këto u mor përgjigje mbrëmë, ku Interi humbi në shtëpi ndaj Sasuolos me rezultatin 1-2, duke u larguar shumë me Ligën e Kampionëve.

“De Vraj? Nuk ka ndonjë histori. Dikush dëshironte të luante pisët me këtë çështje duke thënë se u depozitua kontrata e De Vrajit, por të gjitha këto u bënë për të shqetësuar Lacion dhe përgjigjen e morën mbrëmë. Ne nuk e vëmë në dyshim sjelljen e tij dhe lidhjen e tij me këtë fanellë, pasi ai e di shumë mirë se çfarë ka marrë nga kjo skuadër.

Championsi? Ne duhet ta meritojmë kualifikimin në fushë, ta sigurojmë njëherë matematikisht. Përgëzojmë Interin pasi pavarësisht vështirësive, ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e di nëse ka qenë Interi, ai që dha një histori të tillë 10 ditë para përfundimit të kampionatit, kur ne kemi një luftë direkte. Kjo gjë mund të thuhej një muaj më parë ose në fund të kampionatit. Ai meriton të largohet me respektin dhe duartrokitjet e publikut”, u shpreh Tare për “Premium Sport”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?