Të festosh si Ronaldo dhe Mesi, në Shqipëri merr të kuq
Të gjithë u habitën pas përfundimit të ndeshjes kur panë se Eldorian Hamiti i tregoi kartonin e kuq Ndriçim Shtubinës dhe e gjitha ka ndodhur vetëm për një arsye: shkodrani ka ngritur bluzën dhe e ka drejtuar nga kamerat, gjë që është marr si provokim dhe ka sjellë edhe një moment tensioni mes lojtarëve, ndërsa tifozët hidhnin shishe nga tribuna.
Vetë Shtubina, i cili në dhjetor u largua nga Kukësi, ka sqaruar: “Doja t’u tregoja dy djemve të mi se çfarë bën babai i tyre. Nuk ishin në tribunë, por e dija se po më ndiqnin nga televizori. Unë për ta luaj futboll dhe e ngrita bluzën për ta. E bëjnë futbollistët më të mëdhenj këtë gjë, por unë çuditërisht u ndëshkova me karton të kuq”, është shprehur Shtubina. Kujtojmë që arbitri Hamiti ka dështuar në testet e FIFA-s.
KOHA JONË SONDAZH

