Të gjitha detajet e mega-operacionit Bonucci-Caldara-Higuain, ja shifrat

Higuain  i tha “po” Milanit dje, duke zhbllokuar operacionin që do të veshë kuqezi jo vetëm sulmuesin, por edhe mbrojtësin Mattia Caldara, ndërkohë që në krahun tjetër te Juventusi është rikthyer Leonardo Bonucci. Një operacion i komplikuar, i cili i ka kënaqur të dyja palët. Më poshtë po ju sjellim edhe detajet e këtij mega-operacioni.

HIGUAIN te MILAN

– Gonzalo Higuain i ka kushtuar Milanit 18 milionë euro për huazimin në këtë sezon

Swiss Digital Desktop Reklama

– Pas një viti kuqezinjtë duhet të paguajnë edhe 36 milionë euro për të blerë kartonin e tij të plotë.

Swiss Digital Mobile Reklama

– 9.5 milionë euro është paga e vitit të parë të Higuain te Milani

– Ai ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare: nga viti i dytë ai do të marrë 10 milionë euro në vit

BONUCCI te JUVENTUS

– Mbrojtësi është vlerësuar nga Milani 35 milionë euro

– Do të firmos një kontratë 5-vjeçare

– 5 milionë euro plus shpërblime kundër 7.5 qe merrte te Milani dhe madje me bonuse arrinte deri ne 10 milionë euro në sezon

– Nuk ka humbje kapitale për kuqezinjtë.

CALDARA te MILAN

– Mbrojtësi është vlerësuar nga Juventusi 35 milionë euro, si Bonucci.

– Pesë vjet kontratë me Milanin

– 2 milionë euro plus bonuse do të jetë kontrata

– Bardhezinjtë do të fitojnë 22 milionë euro nga ky opacion, pasi e blen nga Atalanta 13 milionë euro. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?