FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të hënën superndeshja e javës

Ditën e dielë do të luhen dy takime të tjera të kategorisë superiore. Gjysmëfinalja e kupës Laçi-Kukësi do të jetë sërish, këtë herë në kampionat.

“Nuk duhet të shohim prapa pasi nuk mund të kthejmë asgjë. Të shohim drejt ndeshjeve që na presin dhe të japim maksimumin për të kapur vendin e dytë. Natyrisht ndaj Lacit do të kërkojmë revanshin. Kemi zhvilluar 3 ndeshje me të; 2 herë kemi barazuar dhe 1 herë kemi fituar. Mendoj se të dielën do të jetë një ndeshje e mirë dhe ne shpresojmë të fitojmë. Laçi është me meritë në pozicionin aktual të renditjes”, thotë trajneri i Kukësit, Pacult.

Ndërkohë, ditën e hënë do të luhet superndeshja e javës së 30-të të kategorisë superiore mes Partizanit dhe Skëndërbeut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I dimë vlerat e Skënderbeut, por ne jemi Partizani që hyjmë gjithnjë në fushën e lojës për të fituar trofe, për të fituar ndeshjet. skënderbeu është pothuajse kampion, është i shkëputur ndjeshëm, por ne do të bëjme lojën tonë dhe do të kërkojmë që të fitojmë këtë përballje”, thotë trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?