Telushi tregon “recetën” se si mund të kualifikohen në Champions

Partizani do të luajë ndeshjen e kthimit përballë Qarabag-ut në Baku, pas ndeshjes së parë të mbyllur 0-0 në “Selman Stermasi”. Të besuarit e Franco Lerdës bënë një ndeshje të mirë në Tiranë, por në një fushë si ajo e Karabakut, parashikohet një sfidë shumë e vështirë.

 

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Demave”, Bruno Telushi, ka folur para kësaj sfide për RTSH Sport, ku u shpreh: “Duhet të korrigjojmë daljet në sulm në ndeshjen e kthimit. Nëse do kundërsulmojmë si në ndeshjen e parë dhe të dalim më mirë në sulm, besoj se do ia dalim të kualifikohemi. Duhet rregulluar edhe mbajtja e topit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Azerbajxhan, Partizani shkon si një ekip i fortë, se bëri një ndeshje të parë të mirë. Sa për pjesën e besimit, kemi shumë besim te kualifikimi se të gjithë e panë në Tiranë që jemi ekip i fortë dhe i vështirë. Penallti? Kemi punuar edhe për to, por më mirë do ishte të zgjidhej gjithçka në 90 minuta”, deklaroi Telushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?