Tension në Vlorë, Halili ndëshkohet me karton të kuq që në start (VIDEO)

Kanë startuar ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë për fazën e 1/8-ve. Tirana pas triumfit 2-0 në ndeshjen e parë, por luan në Vlorë për të ruajtur rezultatin e 90 minutave të para.

Bardheblutë nuk e kanë nisur aspak mirë ndeshjen, teksa që nga minuta e 17-të luajnë me një futbollist më pak. Sulmuesi Halili është ndëshkuar me karton të kuq, pasi ka goditur Cale gjatë një momenti tensioni.

Pritet të shihet nëse vlonjtët do të shfrytëzojnë avantazhin numerik në fushën e lojës. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?