Tensione në Kukës, lojtarët e Laçit shoqërohen nga forcat e policisë (VIDEO)
Laçi ka siguruar një biletë për në finalen e Kupës së Shqipërisë pas barazimi 1-1 në ndeshjen e kthimit. Në fundin e ndeshjes bardhezinjtë kanë nisur të festojnë, por gëzimi i tyre ka zgjatur shumë pak, pasi tifozët e verilindorëve kanë hedhur sende të forta në fushën e lojës.
Madje është dashur ndërhyrja e forcave speciale për të shoqëruar futbollistët në dhomat e zhveshjeve. Një ngjarje që na rikthen disa vite pas në kohë, dhe që me siguri do të shoqërohet me një dënim nga Komisioni i Disiplinës.
KOHA JONË SONDAZH

