Tërbuni fiton edhe për Arben Frrokun, Bylis i jep “një shkelm” Dinamos

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 21-të në Kategorinë e Parë, ku në dy grupet kryesuesit kanë mbajtur të njëjtin ritëm duke fituar ndeshjet brenda fushës së tyre. Në Grupin A, Tërbuni i Pukës u mjaftua me një gol të Mones në 10 minutat e fundit, ndaj Kastriotit, për të marrë tre pikë. Në stadiumin e Pukës hyrja ka qenë falas, kjo për faktin se duhet të festohej që një ditë më parë presidenti i këtij klubi, Arben Frroku, u lirua nga burgu me vendim të gjykatës. Një fitore e dyfishtë kjo për vendasit, që shihen si favoritë kryesorë për të ngjitur për herë të parë në historinë e tyre, në Superiore, Edhe ndjekësit e Tërbunit, Besëlidhja e Mamurrasi kanë fituar ndeshjet brenda fushës së tyre, duke e lënë garën të hapur deri në fund për njërën nga skuadrat që do të ngjitet në një kategori më lart.

Në Grupin B, kanë fituar dy kryesueset dhe pretendentet kryesore për një vend në Superiore. Më e rëndësishme ishte fitorja e Bylis ndaj Dinamos, duke i dhënë bluve kryeqytetas goditjen e madhe mbi abicjet që të rikthehej në Superiore. Ballshiotët përmbysën shifrat në pjesën e dytë, falë edhe një 11-metërshi, ndërsa Lushnja nga ana tjetër fitoi brenda fushës së saj ndaj Shkumbinit që në pjesën e parë. Po ashtu, e lehta ishte fitorja edhe për Butrintit e Sarandë, skuadra e tretë e këtij grupi që shpreson deri në fund për një biletë në Superiore.     

Grupi A

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërbuni – Kastrioti        1-0

Swiss Digital Mobile Reklama

Shënues: Mone 79’

Besëlidhja – Besa         3-1  

Shënues: Erkoçeviç 5’, Bajic 46’, Semina 57’/ Sallaku 89’

Mamurrasi – Kamza      2-1 

Shënues: Fonseka 6′, Pinto 87’ / Ymeri 26′

Burreli – Iliria                1-0

Shënues: Puka 57’

Veleçiku – Ada             1-2 

Shënues: Kurtaj 31’/ Ferhati 3’,  Çokaj 38′

 

Klasifkimi

Tërbuni                55

Mamurrasi           51

Besëlidhja           50

Burreli                 28

Iliria                     26

Kamza                22

Kastrioti              19

Ada                     18

Besa                   17

Veleçiku               8

 

Grupi B

Lushnja – Shkumbini     2-1 

Shënues: Byzhyti 7′, Branica 40’/ Gjata 42’

Bylis – Dinamo             2-1

Shënues: Pepa (11-m) 75’, 87’/ Imami 43’

Butrinti – Pogradeci      3-0 

Shënues: Zguro 20’, Raboshta 64’, 82’

Naftëtari – Luftëtari      2-0 

Shënues: R. Alushi 62’, Zylyftari 89’

Nesër

Sopoti – Tomori

Klasifikimi

Lushnja               38                          

Bylis                    38          

Butrinti                 34          

Dinamo               28          

Sopoti                 27                          

Tomori                26                          

Pogradeci           25          

Shkumbini          22                          

Luftëtari              21                          

Naftëtari              21

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?