Tërmet në sulm gjatë verës, ja yjet që pritet të ndryshojnë ekip (FOTO LAJM)

Sulmuesit janë protagonistët kryesor në merkato e transferimeve. Edhe pse mungojnë edhe disa muaj nga hapja zyrtare e merakos së verës, shumë skuadra kanë bërë plane për yjet që mund të afrojnë. Shumë emra kanë dala në skenë sipas gazetës spanjolle “Marca” për të ndryshuar ekip në verë.

Bejl- Uellsiani nuk po kalon sezonin e tij më të mirë me Real Madrid dhe gjërat nuk po shkojnë më mirë. Dëmtimet nuk e kanë lejuar atë të luajë rregullisht dhe, për më tepër, Zidane e ka lënë në stol për ndeshjet e rëndësishme, siç ka ndodhur kundër PSG në “Bernabeu”.

Tabloja e videos

Swiss Digital Desktop Reklama

Benzema- Pavarësisht deklaratave të Zidane në mbrojtje të tij dhe pranisë në formacionin titullar, e ardhmja e sulmuesit francez është në dyshim. “Do ta mbroj deri në vdekje, është një nga më të mirët”, ka thënë trajneri i “Los Blancos” dhjetorin e kaluar. Megjithatë, e ardhmja e Benzema ka shumë mundësi që të jetë larg Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tabloja e videos

Griezman- Barcelona është shumë e interesuar për francezin dhe Atletiko i ka denoncuar ata te FIFA, duke i akuzuar katalanasit se e kanë kontaktuar lojtarit gjatë kohës që ai ka një kontratë me madrilenët. Marrëdhënia e francezit me tifozët është normalizuar, por ai pritet të jetë një nga protagonistët e merkatos së ardhshme.

Tabloja e videos

Levandovski- Sulmuesi i Bayern Mynih mund të largohet verën e ardhshme dhe Real Madrid është një nga skuadrat që interesohen për të. Për më tepër, dëshira e madhe e polakut për të luajtur në “Santiago Bernabeu” ka shtyrë menaxherin e tij të ri të takohet me klubin spanjoll. Levandovski ka një kontratë me Bayern deri më 30 qershor të 2021.

Tabloja e videos

Kavani- Marrëdhënia e tij me Nejmar ka krijuar përçarje brenda ekipit dhe nuk është përmirësuar me kalimin e kohës dhe kjo situatë e vë në dyshim qëndrimin e tij në kryeqytetin francez. Sipas “Les Parisen”, sulmuesi nuk ka ndërmend të kalojë një sezon tjetër në krah të brazilianit.

Tabloja e videos

Kejn- Totenhem nuk ka ndërmend të bëjë asnjë negociatë për sulmuesin anglez dhe do të bëjë gjithçka është e mundur për ta mbajtur atë. por klubet e mëdha të Europës e kanë vënë në shënjestër tashmë yllin e “gjelave”.

Tabloja e videos

Nejmar- Braziliani duket se do të jetë përsëri protagonist i një tjetër vere të nxehtë pas asaj të përjetuar vitin e kaluar. Vetëm pak muaj më vonë, ai duket se është e penduar dhe zërat për një transferim të mundshëm te Real Madrid janë shtuar. Drejtuesit e “Los Blancos” presin që lojtari dhe babai i tij të forcojnë klubin francez që ta shesë brazilianin në fundin e këtij sezoni.

Tabloja e videos

Aguero- Në Angli është folur shpesh gjatë këtij sezoni për një marrëdhënie jo shumë të mirë mes tij dhe trajnerit Pep Guardiola. Edhe pse lojtari ka pranuar se ndihet mirë, ai nuk e përjashton mundësinë e një largimi në verë. “Më pëlqen kampionati spanjoll, por jam i lumtur në Angli”, ka thënë. “Kam një kontratë dhe do të më pëlqente të qëndroja, por kurrë nuk i dihet”.

Tabloja e videos

Ikardi- 22 golat e realizuar në këtë sezon të Serisë A tregojnë qartë pse klubet më të rëndësishme të Europës interesohen për të. Bashkëshortja dhe menaxherja e tij, Uanda Nara, ka thënë për “Gazzetta dello Sport” se ai do të ishte i lumtur të qëndronte. “Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por Ikardit i pëlqen projekti i familjes Zhang”, ka thënë ajo.

Tabloja e videos

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?