Tërmeti shkatërrues në Turqi, Vllaznia dhuron arkëtimet nga ndeshja ndaj Tiranës
Tërmeti në Turqi dhe Siri ka tronditur opinionin publik, ndërkohë që më shumë se 40 mijë janë viktimat.
Një gjest simbolik vjen edhe nga sporti shqiptar. Është pikërisht Vllaznia ekipi që sot ka njoftuar një donacion prej 15 mijë e 300 euro, që përkon me të ardhurat e ndeshjes kundër Tiranës.
“Me këtë rast, Klubi falënderon përzemërsisht të gjithë tifozët kuq e blu për këtë shprehje të jashtëzakonshme solidarizimi, si dhe të gjithë të tjerët që nuk ishin prezent në stadium, por ndërmjet blerjes së biletave kontribuuan në mbledhjen e kësaj shume”, shkruan klubi në faqen zyrtare.

KOHA JONË SONDAZH

