FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Teuta fitore me përmbysje ndaj Kukësit, Vllaznia barazim pa gola ndaj Kamzës

Teuta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Kukësit në shifrat 3-2, rezultat që i ka mundësuar titullin e 8-të në histori Skënderbeut. Para syve të Kristian Panuçit, Sindrit Guri tregoi edhe njëherë se meriton një vend në Kombëtaren shqiptare, pasi arriti të shënojë një dopietë në sfidën ndaj Teutës në “Niko Dovana”. Kukësi kaloi i pari në avantazh me anë të sulmuesit shkodran, por ashtu si ndaj Partizanit, edhe sot Teuta reagoi dhe shënoi 3 gola me anë të Hilës, Hrkaç dhe Çyrbes, duke përmbysur rezultatin.

Në minutën e 67’ ishte sërish sulmuesi shkodran i Kukësit, Sindrit Guri që mposhti portierin Moçka për herë të dytë dhe rihapi sfidën. Teuta ia doli të ruajë me fanatizëm avantazhin dhe të marrë 3 pikë shumë të vlefshme për mbijetesën, duke parakaluar tashmë në renditje si Vllazninë, ashtu edhe Kamzën.

Vllaznia dështoi në sfidën direkte për mbijetesën pasi e mbyllu pa gola, duke mos parakaluar Kamzën dhe duke komplikuar tërësisht garën për mbijetesë. Tashmë shkodranët mbeten në vendin e parafundit me 38 pikë, dy më pak se Teuta dhe Kamza, duke qenë më e rrezikuar nga rënia se kurrë më parë, kur kanë mbetur vetëm 3 javë nga fundi i kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?