FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Theu rregulloren duke hyrë në fushë, Ramos rrezikon pezullim nga UEFA

Serxhio Ramos është një ndër mbrojtësit më të mirë në botë, por lideri i Reali nuk është aspak një person që ke dëshirë të shohësh për veprimet jashtë fushës. Ai mungoi ndeshjen e djeshme dhe e ndoqi sfidën nga tribuna. Gjërat nuk shkuan ashtu siç ai e kishte menduar, dhe Juventusi bëri mrekullinë duke shënuar 3 gola në portën e spanjollëve.

32-vjeçari nuk iu besoi syve që skuadra e tij ishte në disavantazhin e 3 golave dhe u largua nga tribuna duke zbritur në fushën e lojës. Mbrojtësi i theu të gjitha rregullat dhe e ndoqi ndeshjen në hyre te korridorit për në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që në fundin e takimit ishte i pranishëm dhe në sherrin mes dy ekipeve. Ramos rrezikon dënimin nga UEFA-a në qoftë se zyrtarët e ndeshjes e raportojnë këtë si shkelje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?