FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thyerja e stolave, reagon klubi i Tiranës: Aktet vandale nuk kanë vend te ne!

Federata Shqiptare e Futbollit doli me një deklaratë ditën e sotme, për sa i përket dëmeve të shkaktuara në stadiumin “Air Albania” ditën e djeshme mes Kukësit dhe Tiranës. Në stadium ishin thyer rreth 164 stola, ku 145 nga ata, i kishin thyer tifozët e Tiranës, diçka për të cilën tani klubi bardheblu pritet të marrë edhe një dënim.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i klubit të Tiranës, të cilët nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku dënon ashpër aktet vandale. Klubi shkruan se ata mbështesin nismën ligjore të FSHF për të denoncuar ne Policia e Tiranës, individët që kanë dëmtuar stadiumin.

Reagimi i klubit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër aktet vandale të disa individëve mes tifozëve të Tiranës që kanë dëmtuar dje një numër të madh stolash në stadiumin “Air Albania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tifozeria bardheblu është pa diskutim një nga asetet më të çmuara që kryeqyteti ka, por të tilla akte dëmtojnë imazhin, klubin, impiantin modern ku po punojmë që futbolli të jetë një festë dhe çdo ditë e më tepër familjarë.

KF Tirana mbështet nismën ligjore të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të denoncuar pranë Policisë së Tiranës individët që kanë dëmtuar stadiumin. Materialet filmike do të dënojnë personat përgjegjes për këto shfaqje të shëmtuara, të cilat nuk kanë ndodhur dje për herë të parë, por në të gjitha ndeshjet e fundit në “Air Albania”.

Ftojmë të gjithë tifozët bardheblu ti bashkohen kësaj nisme që i shërben qytetarisë dhe futbollit. Jo vetëm në “Air Albania” por në çdo stadium, aktet vandale nga individë të caktuar nuk meritojne të jenë pjesë e tifozerisë së mrekullueshme bardheblu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?