Tifozët e Chelsea-t “sulmojnë” trajnerin dhe futbollistin italian: Më i keqi në histori

Humbja kundër Manchester United i ka kushtuar eliminimin nga Kupa e Anglisë dhe shumë kritika teknikut Maurizio Sarri. Siç ka shkuar “Daily Mail”, koret kundër Sarri-t janë shtuar në momentin që Davide Zappacosta është futur në fushë.

Mbrojtësi i krahut, i transferuar në Londër kur Conte drejtonte “Blutë”, ka marrë vendin e Azpilicueta dhe ka bërë që të shpërthejë zemërimi i tifozëve vendas. Arsyeja? Me ekipin që po humbte ndeshjen 2-0, pritej që Sarri të zëvendësonte një mbrojtës me një sulmues, si Giroud, ose të aktivizonte të paktën një sulmues krahu si talenti Hudson-Odoi

I ka takuar Zappacosta-s të bëhet imazhi i një humbjeje të vështirë për t’u pranuar dhe që mund të ketë pasoja të rëndësishme. Dhe tifozët nuk e kanë kursyer italianin në Twitter… “Nëse Zappacosta është përgjigjja, cila është pyetja?”, ka shkruar një nga mbështetësit e londinezëve. Ka patur edhe nga ata që kanë vënë në dyshim cilësinë e mbrojtësit. “A mund të më thoni një lojtar rezervë më të keq se Zappacosta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?