Tifozët e presin në mënyrë speciale Hykën në Izrael (VIDEO)
Tifozët e Maccabi Netanya e kanë pritur në mënyrën më të mirë Jahmir Hykën në ekipin e tyre. Para takimit të Kupës së Izraelit kundër Maccabi Petah Tikva, mesfushori shqiptar u prezantua para publikut vendas, që përveç duartrokitjeve thirri në kor emrin e tij.
Mbyllet ende pa u ndezur, në njëfarë mënyrë, çështje e përkatësisë fetare të Hykës, apo e një postimi të tij të disa viteve më parë në Facebook, ku mbështeste kauzën palestineze.
Në fakt, Hyka, e kishte sqaruar me një postim të ditëve të fundit në Facebook që nuk kishte asgjë kundër popullit izraelit, madje duke revokuar historinë e shpëtimit nga holokausti të shumë familjeve hebreje nga bashkatdhetarët e tij.
KOHA JONË SONDAZH

