Tifozi i Liverpool qëllohet me rrip para gjysmëfinales me Romën

Një 53-vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi u sulmua jashtë ambienteve të stadiumit Anfield përpara ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Liverpool dhe Romës.

BBC raporton se dy persona të moshës 25 dhe 26 vjeç që vinin nga Roma janë arrestuar me dyshimin e tentativës së vrasjes.

I plagosuri që dyshohet se është tifoz i Liverpool ka pësuar dëmtime në kokë dhe po trajtohet në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë, klubi i Liverpool tha se ishte i tronditur dhe i tmerruar dhe do ti ofronte tifozit të plagosur mbështetje të plotë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitarët thanë se tifozi u sulmua duke u goditur me rrip dhe më pas është rrëzuar në tokë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?