“Tiki-taka” e Juventusit për rekord, goli i Emre Can vjen pas 29 pasimesh (VIDEO)
Nuk është “tiki-taka” e Pep Guardiolës, por Juventusi i këtij sezoni është kthyer në një fabrikë të vërtetë, duke mos njohur rival në kampionat. Goli i Emre Can (ai momental 2-0, pasi sfida u mbyll 3-0) erdhi pas plotë 29 pasimesh.
Një rekord për Seria A. Asnjë skuadër më parë nuk ka mundur që të shënojë pas kaq shumë pasimesh. Aksioni nisi nga larg, dhe u mbyll nga mesfushori gjerman në mënyrën më të mirë me një goditje me të djathtën, që u ndal në rrjetën e Sorrentinos.
Vazhdon në këtë mënyrë rrugëtimi perfekt i Juventusit në kampionat, teksa ekipi i Allegrit ka grumbulluar 56 pikë në 20 ndeshje. Numra të pabesishme, duke arritur një tjetër rekord, që vështirë se do të thyhet në vitet në vijim. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

